Auto

Fordi do të prodhojë automjete me burime të rinovueshme të energjisë

Kompania për prodhimin e automjeteve, Ford, të mërkurën ka konfirmuar se çdo automjet që prodhon në fabrikën në Michigan të Shteteve të Bashkuara do të montohet duke përdorur burime diellore dhe të tjera të rinovueshme të energjisë deri në vitin 2025, shkruan Reuters.

Prodhuesi amerikan synon të ulë emetimet me këtë strategji.

Ford me bazë në Michigan ka nënshkruar një pakt blerjeje të energjisë së rinovueshme me ofruesin lokal DTE, sipas të cilit kompania e shërbimeve do të shtojë 650 megavat energji të re diellore në shtet për prodhuesin e veturave.

Ford operon në tre fabrika në Michigan që ndërtojnë modelet F-150, Mustang, Ranger dhe Bronco.