Shitjet e automjeteve elektrike në Kinë parashikohet të arrijnë një rekord prej gjashtë milionësh këtë vit pasi kërkesa për vetura më të pastra është duke u rritur, shkroi të martën “Automotive News”.
Shoqata Kineze e Veturave ka ngritur vlerësimin e saj nga 5.5 milionë, pasi publikoi të dhëna që tregonin se dërgesat e automjeteve me energji të re u dyfishuan në korrik në rreth 486,000 njësi, që përbëjnë 27 për qind të tregut të ri të veturave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShitjet e përgjithshme të automjeteve u rritën 20 për qind krahasuar me një vit më parë.
Pavarësisht shpërthimeve sporadike të COVID-19 në disa pjesë të vendit, zinxhirët e përgjithshëm të prodhimit dhe furnizimit të automjeteve kryesisht janë rikuperuar.