Në vitin 1981, Honda u bë vetura e parë në botë që u pajis me sistem navigimi. Siç shkruan “Ndrive”, i prezantuar në Japoni, ky sistem navigimi i quajtur “Electro Gyro-Cator” , operoi nëpërmjet një xhiroskopi të vogël, i prodhuar me helium.
Ky navigacion funksiononte me një sistem të thjeshtë: nëse e dini se nga ku jeni nisur, mekanikisht do ta caktoni edhe për ku do të jetë destinacioni juaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSistemi navigues i kësaj kohe kishte një ekran të madh në pjesën e përparme të veturës dhe akordohej me sustat e vendosura. Çmimi i këtij navigacioni në fillim ishte rreth dymijë dollarë. Ai u vlerësua si koncept shumë i suksesshëm për atë periudhë, ndërsa më vonë lindën edhe sisteme naviguese me nivele më të mira funksionimi.
Para “Electro Gyros-Catorit”, në vitin 1930, veturat përdornin një lloj harte, të quajtur ndryshe si “mjet udhëzuesish”, për t'u drejtuar në rrugë, mirëpo nuk u konsiderua sistem navigimi për shkak se nuk ishte i teknoligjizuar.
