Kompania Ford Motor ka bërë të ditur se po tërheq 39.000 vetura SUV pas raportimeve për 16 zjarre dhe ka këshilluar pronarët që t'i parkojnë automjetet e tyre jashtë dhe larg objekteve të tjera, derisa të përfundojë riparimi.
Tërheqja, e cila mbulon disa automjete Ford Expedition dhe Lincoln Navigator të modelit të vitit 2021, u nxit pasi një zjarr ndizej në ndarjen e motorit ndërsa makina ishte e parkuar ose duke u drejtuar, bëri të ditur prodhuesi numër 2 i automjeteve amerikane, raporton Reuters.
Sipas njoftimit, deri më tani nuk ka pasur asnjë aksident në lidhje me zjarret, dhe 14 nga 16 automjetet e prekura ishin në pronësi të kompanive të makinave me qira.
Këtë vit, Fordi ka bërë 30 tërheqje në Shtetet e Bashkuara që mbulojnë 3.5 milionë automjete, më së shumti nga çdo prodhues automjetesh.
Fordi këtë javë bërë dy tërheqje të tjera, duke përfshirë 310,000 kamionë Super Duty F-250, F-350, F-450 dhe F-550 të vitit 2016.