Kompania Lotus ka publikuar skicën e parë të veturës së ardhshme elektrike, ku zbulohen linjat e jashtme.
Ky është njoftimi i Lotusit për veturën elektrike, që do të ketë bateri të kompanisë Britishvolt.
Deri në vitin 2030, shumë kompani do të prodhojnë vetëm vetura elektrike dhe Lotusi ka bërë një hap të madh me modelin Evia me 1972 kuaj fuqi, të cilës së shpejti do t'i bashkohen SUV Type 132 dhe modelet Type 133, 134 dhe 135. Ndoshta skica e re i referohet tipit 135.
Vetura do të ketë bateri të ndryshme me kapacitet midis 66.4 dhe 99.6 kËh. Sa i përket fuqisë, do të jetë midis 469 dhe 872 kuaj fuqi.
Bateritë do të prodhohen nga Britishvolt, dhe ato janë të gjeneratës së ardhshme të kombinuara me "teknologjitë e avancuara të lëvizjes elektrike" të Lotusit. Të dy kompanitë gjithashtu do të punojnë së bashku për të zhvilluar karikimin e shpejtë, për të optimizuar densitetin e energjisë dhe për të reduktuar peshën. /klix