Auto

Toyota zhvillon lëndë djegëse alternative me prodhuesit e tjerë të automjeteve

 

Toyota Motor Corp ka bërë të ditur të shtunën se do të bashkëpunojë me katër prodhues të tjerë japonezë të automjeteve, për të eksploruar qëndrueshmërinë e karburanteve alternative për makinat me motor me djegie të brendshme, duke përfshirë hidrogjenin dhe karburantet sintetike që rrjedhin nga biomasa.

Kompanitë, të cilat përveç Toyota-s përfshijnë Mazda Motor Corp, Subaru Corp, Yamaha Motor dhe Kawasaki Heavy Industries, e bënë njoftimin në një pistë garash në Okayama, në Japoninë perëndimore, ku Toyota po garon me një makinë hidrogjeni.