Auto

Bugatti do t’i prodhojë edhe vetëm 40 njësi të modelit Chiron

 

Bugattit i kanë mbetur më pak se 40 vende të lira për të kompletuar cakun prej 500 njësive Chiron të prodhuara. Prodhuesi i njohur i veturave ka njoftuar se në tremujorin e tretë të vitit 2021 ka pasur ngritje të kërkesave për hiperveturën.

Chiron debutoi më 2016 në panairin e Gjenevës si zëvendësuesi i shumëpritur i modelit Veyron. Klientët e parë i morën veturat në mars të 2017-s. Deri në maj të vitit 2018, Bugatti kompletoi 100 porositë e para. Njësia e 300-të e la fabrikën në mars të 2021-s.