Auto

Tesla vs. Volkswagen: A po afrohet gjiganti gjerman?

Në vitet e fundit, është thënë vazhdimisht në autoindustri se Grupi Volkswagen do të jetë në gjendje t’i afrohet dhe tejkalojë Teslan në shitjet e veturave elektrike, falë laramanisë së brendeve (përfshirë Volkswagenin, Audin, Porschen, Skodan e SEAT-in).

Të udhëhequrit me shumë brenda, fabrika, platforma të ndryshme prodhimi dhe shumë modele elektrike Grupit VW mund t’i mundësohet rritje e madhe e veturave elektrike.

Në tremujorin e tretë të 2021-s, Tesla shiti 241 mijë e 300 vetura, ndërsa Grupi Volkswagen 122 mijë e 100.

Image

Duke i krahasuar të dhënat në raport me periudhat paraprake rezultati tregon se Tesla vazhdimisht ka qenë larg.

Së fundmi, dallimi është 119 mijë vetura dhe është zgjeruar në krahasim me tremujorin e dytë. Ishte e ngjashme në tremujorin e parë megjithatë.

Dallimi është se Volkswageni tani po shet sa gjysma e Teslas. Në vitin e shkuar, kompania gjermane shiste sa një e treta e Teslas.

Edhe pse të dhënat s’japin parashikime, trendi është që veturat e Volkswagenit po pëlqehen dhe kanë nisur të zënë vend.

Siç shkruan “Motor1”, është herët të dihet se kur do të ndalet rruga e Teslas, por se tregu i veturave elektrike po forcohet dita ditës.