Auto

Dalin fotot e para të Ford Ranger

 

Siç është e zakonshme, kompanitë nxjerrin foto të maskuara të modeleve të reja apo edhe rrjedhin fotot deri te publiku. Kësisoj i ka ndodhur edhe Fordit me modelin Ranger.

Premiera e këtij modeli pritet të bëhet gjatë këtij viti e gjatë vitit të ardhshëm pritet të nis edhe shitja.