Auto

Një prej vendeve më të varfra bleu 40 Maserati për një samit, tash po i shet me zbritje

Meqë nuk ka përfaqësi të Maseratit e Bentleyt në Papua Guinea e Re, veturat u transferuan me aeroplan nga Shri Lanka më 2018 (Foto: AirBridge Cargo)
 

Nuk është shaka, një vend ku pothuajse gjysma e popullsisë jeton në varfëri ekstreme, pak vite më parë vendosi të blinte vetura shumë luksoze.

Në vitin 2018, Papua Guinea e Re vendosi të blinte rreth 300 vetura për samitin vjetor të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).