Auto

Volkswagen T-Roc Cabriolet R-Line Edition Blue vetëm për tregun gjerman

Gamen e gjerë të kabrioletit SUV T-Roc, Volkswageni e ka zgjeruar me një edicion special R-Line Edition Blue.

Për këtë, kompania gjermane ka vendosur të shfrytëzojë vetëm ngjyrën blu mat Ravena dhe elemente të zeza si kontrast.

Do të ketë rrotë 18 inch, timon multi-funksional me nxehje, pedale sportive, sistem multimedial, tabelë digjitale të instrumenteve, kamerë prapa dhe klime dy-zonale.

E me “Edition Plus” vijnë rrotat 19 inch dhe sistemi Dynamic Chassis Control (DCC) si dhe sistemi audio BeatsAudio me 400 vat dhe 6 altoparlant.

Në ofertë është modeli motor 1.5 litra benzinë me 110 kuaj fuqi me shtatë shpejtësi.

Volkswagen T-Roc Cabriolet R-Line Edition Blue është i destinuar vetëm për tregun e Gjermanisë dhe çmimi nis prej 42.565 euro, ndërkohë seria do të kufizohet në 800 njësi. \autoblog

{gallery}