A ju kujtohet që Golf GTI i gjeneratës së katërt “kërkonte” një pronar të ri? E tash, informacionet janë se e ka gjetur pas daljes në ankandin e organizuar nga Silverstone.
Pronari i ri ka paguar goxha shumë për ta pasur këtë veturë në garazh.
Bëhet fjalë për Golf 25th Aniversary Edition GTI që vihet në lëvizje me motor 1.8 litërsh, benzinë me 180 kuaj fuqi. Ka gjashtë shpejtësi dhe është shitur për 38.250 funte (44.815 euro). Kjo i bie që është më i shtrenjtë se një Golf i ri sot, ai GTI Clubsport (Mk8).
Golf i shitur në ankand ishte i veçantë dhe u prodhua në një seri të limituar për të shënuar 25-vjetorin e daljes në treg të veturave Golf. U prodhuan 1800 njësi në vitin 2002.
E veçanta e Golfit të shitur në ankand ishte se i ka të kaluara vetëm 13 kilometra. \autoblog
{gallery}