Një Mercedes 450 SL i viteve ’80, me një të kaluar të lavdishme ”muzikore”, ka dale në ankand.
Vetura i përket këngëtarit të grupit U2, Bono Vox, i cili e bleu më 1980 menjëherë pas hitit të parë të madh të grupit irlandez, me albumin ”Boy”.
Mercedesi, me të gjitha modifikimet e dëshiruara nga Bono në atë kohë dhe i cili më pas, me kalimin e viteve, ndryshoi pronarë edhe për arsye që lidhen me nisma bamirësie, tani është vendosur në shitje në faqen e ankandeve ”Car & Classi” me titullin ”Shitet makina Mercedes 450 SL, Bono Vox ©”.
Vetura, e cila ndodhet në Dublin, ka pësuar një numër modifikimesh. Në veçanti, ambientet e brendshme janë modifikuar thellësisht, dhe mbi të gjitha në sistemin audio.
Kabina është në fakt e mbushur me altoparlantë, rezultat i një modifikimi të kërkuar specifikisht nga kompania ”Alpine”, e specializuar në sistemet audio që në atë kohë i kushtoi Bonos rreth 12.000 funte.
Vetura ka të kaluara 260.000 kilometra. \ata