“GMC” ka publikuar detaje të reja për modelin tërësisht elektrik “Hummer”. Modeli i rilindur do të dalë në shitje më 2024, vjen me teknologji elektrike dhe stilin e vjetër të rrugës.
Modeli elektrik ia jep kompanisë mundësinë e pushtimit të një tregu të ri. Ai është i bazuar në versionin e shkurtër të “Hummerit”. Kompania ka thënë se bateria e veturës është mirë e mbrojtur në strukturë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSUV-i i ri do të jetë më i shkurtër se paraprakët. Ai vjen me sistemin që tërheq me katër rrota.
Për shkak të dimensioneve të reja, vetura do të ketë kombinim të tre motorëve elektrikë, me 819 kuajfuqi në total.
Përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë, vetura e arrin për 3.5 sekonda. Bateria ia mundëson kalimin e distancës prej rreth 500 kilometrash.
Vetura pritet të jetë në dispozicion për porosi në Amerikë më vonë gjatë vitit.