Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Veturat elektrike do të kushtojnë më pak se të tjerat brenda vitit 2027

Foto: Reuters

Deri në vitin 2027, veturat elektrike do të jenë më të lira në Evropë sesa ato me një motor tradicional me benzinë ​​ose naftë.

Kjo bëhet e ditur nga një raport i hartuar nga Bloomberg, sipas të cilit deri në vitin 2035 makinat elektrike dhe furgonët do të shiten pothuajse ekskluzivisht në BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ulja e kostos së baterive dhe legjislacioni më i rreptë i BE-së për emetimet e CO2, sipas studimit, së bashku me një rritje të fuqishme të sistemeve të rimbushjes, do të jenë dy faktorët përcaktues që ky projekt të materializohet.

Raporti i Bloomberg, i porositur nga Federata Evropiane e Transportit dhe Mjedisit, thekson se që në vitin 2025 segmenti i veturave të lehta tregtare do të jetë segmenti i parë që do të bëhet më i lirë për t’u blerë në versionin e baterisë sesa në versionin e motorit me djegie. /atsh