Në muajin shkurt, Toyota kishte njoftuar se do të debutojë tri vetura elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në fund të vitit 2021. Nga kjo treshe, dy do të jenë tërësisht elektrike e një hibride me kabllo.
Prodhuesi tani ka publikuar detaje për mënyrën si e parashikon të ulë lirimin e karbonit deri më 2050.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoToyota ka thënë se planifikon të shesë rreth 70 modele të ndryshme elektrike deri në fund të vitit 2025, përfshirë 15 modele tërësisht elektrike.
Gati gjysma e tyre do të jenë nën brendin e kompanisë, “Beyond Zero”, me modelin e parë të lansuar “bZ4X SUV”.
Kompania shpreson të nisë me shitjet e tij në mes të 2022-s, teksa s’ka dhënë detaje për të.