Elon Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla, ka thënë se kompania e tij do të "mbyllet" nëse veturat e saj përdoren për të spiunuar Kinën.
Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj raporteve që ushtria kineze kishte ndaluar veturat Tesla nga objektet e saj, njofton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria kishte ngritur shqetësime të sigurisë në lidhje me të dhënat e mbledhura nga kamerat e instaluara në vetura.
Kina është tregu më i madh i Teslas pas SHBA-së, duke llogaritur rreth një të katërtën e shitjeve globale të kompanisë në vitin 2020.
Musk shtoi se nëse një biznes merrej me spiunim ndaj një qeverie të huaj, "efektet negative për atë kompani do të ishin jashtëzakonisht të këqija".
"Ekziston një nxitje shumë e fortë për ne që të jemi shumë konfidencial me çdo informacion. Nëse Tesla përdori vetura për të spiunuar në Kinë ose kudo, ne do të mbyllemi", u shpreh ai.
Prej kohësh ka pasur shqetësim për praninë e kompanive të mëdha amerikane që veprojnë në Kinë dhe anasjelltas.
Marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA - dy ekonomitë më të mëdha në botë - janë në tensione për vite me rradhë.
Më parë këtë javë, zyrtarë nga të dy vendet shkëmbyen fjalë të ashpra në bisedimet e para të nivelit të lartë midis qeverisë kineze dhe administratës së presidentit amerikan Joe Biden.