Prodhuesi amerikan i makinave Ford tha se do t’i mbyllë tri fabrikat e mbetura në Brazil, duke u dhënë fund dekadave të pranisë në këtë vend.
Fordi fajësoi pandeminë e koronavirusit, e cila tha se i ka zvogëluar më tej shitjet dhe ka rritur “humbjet e konsiderueshme” në rajon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 5.000 njerëz, kryesisht në Brazil, pritet të humbasin vendet e punës.
Vendimi është pjesë e një ristrukturimi global të Fordit, i cili po përpiqet të përmirësojë performancën e tij financiare.
“Me më shumë se një shekull në Amerikën e Jugut dhe Brazil, ne e dimë se këto janë veprime shumë të vështira, por të domosdoshme për të krijuar një biznes të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm", tha shefi ekzekutiv i Fordit, Jim Farley.
Kompania ka hapur fabrikën e saj të parë të montimit në Brazil në vitin 1920.
Ajo ka shkurtuar qindra vende pune vitin e kaluar, për shkak të rënies së shitjeve, si pasojë e pandemisë. \ REL