Kina ka regjistruar shitjet më të mëdha në botë në tregun e madh të automjeteve. 25.3 milionë njësi janë shitur këtë vit duke shënuar rimëkëmbjen më të shpejtë nga pandemia e Covid-19.
Xu Haidong, zyrtar i lartë në Shoqatën e Prodhuesve të Automjeteve në Kinë, ka deklaruar në Pekin se parashikimi i Shoqatës për shitjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm është 26.3 milionë automjete, rreth 4% më shumë se këtë vit. Kjo falë politikave mbështetësve të qeverisë dhe zbritjeve të prodhuesve të automjeteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRritja e shitjeve në vitet e ardhshme pritet të rritet. Shoqata e Prodhuesve ka theksuar se automjetet kineze të arrijnë 30 milionë automjete në vitin 2025.
Nga viti i kaluar deri në muajin e këtij viti, Kina ka shënuar 12.6% rritje, në 2.77 milionë automjete, duke u shënuar si rritja e tetë me radhë mujore.
Në maj, pas disa muajsh politikash bllokimi, CAAM parashikoi që shitjet automobilistike të Kinës do të binin 15% në 25% këtë vit për shkak të ndikimit të virusit, ai më vonë ndryshoi parashikimet ndërsa shitjet u tërhoqën.