Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Jetëgjatësia e baterive të veturave zvogëlohet pas disa vitesh, kjo ka disa arsye

Pas dilemave të distancës, jetëgjatësia e baterisë së veturave me djegie të brendshme është një nga shqetësimet më të zakonshme të njerëzve që duan këtë lloj.

Të gjitha bateritë e veturave elektrike degradojnë me kalimin e kohës dhe me përdorim të shpeshtë, duke i bërë kështu më pak efikase kur arrijnë një “moshë” dhe në fund, shpejtësia zvogëlohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Teknologjia e baterisë është ndër pjesët më të shtrenjta të veturës ndërsa me kohë, kur kanë nevojë për zëvendësim, ato do të kushtojnë më tepër sesa do të vlejë vetura. 

Tek veturat e mbushura me bateri, nëse me kalimin e kohës përformanca e tyre do të degradojë, në fund, puna e saj duhet të sigurojë të paktën 70 për qind të kapacitet të tyre edhe pas 200 mijë miljeve të kaluara.

Pse një bateri e makinës elektrike humb mbushjen ose dëmtohet?

Përparimet e vazhdueshme në teknologjinë e baterisë nënkuptojnë që çështjet që lidhen me degradimin e përformancës po zvogëlohen gjatë kohës. Sidoqoftë, edhe qelizat e fundit të jonit litum nuk janë tërësisht imune për të humbur përformancën me kalimin e kohës, duke u nisur nga një numër i madh faktorësh që luajnë rol, shkruan autocar.

Ndikuesi më i madh në rënien e efikasitet është cikli i përdorimit dhe tarifimi. Dëmtimi i baterisë bëhet edhe nga “pastrimi” i shpeshtë i qelizave duke u ndjekur nga një mbushje e plotë. Kjo mund të shkaktojë dëmtimin e aftësisë për ruajtjen e gjendjes optimale të baterisë, transmeton KOHA.