Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa prej risive nga të cilat do të përfitojnë drejtuesit e mjeteve pas kalimit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi) tek shteti.
Duke e cilësuar koncesion absurd, Rama thotë se ky shërbim do të kryhet nga DPSHTRR dhe do t’u lehtësojë lëvizjen e 630 mijë automjeteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu kryeministri ka publikuar dhe disa prej risive që do të sjellë ky shërbim që do të jetë në funksion pas 1 janarit.
• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës "tek Kolaudimi" do marrë fund
• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR