Auto

Spiunohen gjatë testimit dy modele të reja të Mercedesit

Mercedesi është duke zgjeruar gamën e modeleve që ajo ofron. Marka gjermane luksoze është duke zhvilluar dy modele të reja, C-Class dhe GLC-Class.

Këta dy modele tashmë janë spiunuar duke u testuar së bashku, por nuk mund të vërehen shumë detaje të tyre për shkak të kamuflimit, transmeton KOHA.

C-Classi i ri do të ketë dizajnin e ngjashëm me S-Classin e ri, të prezantuar gjatë këtij viti nga Mercedesi.

Ky model i C-Classit të ri duket si një S-Class i vogël ndërsa ka edhe teknologjinë e tiparet e tij.

Mercedesi ka planifikuar që të ofrojë motor me benzinë, naftë e hibrid për modelin më të famshëm të tij.

GLC-së nuk i vërehen detajet në dizajnë për shkak të kamuflimit, por vërehet se është më i madh se modeli i tanishëm, gjë e cila i lejon Mercedesit që të vendos tri rende të ulëseve.

Që të dy këto modele pritet që të dalin në treg në fund të vitit 2021.

{gallery}