Leja e qarkullimit të automjeteve në Shqipëri do të ndryshojë së shpejti. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër që parashikon ndryshimin e lejes së qarkullimit që do të jetë në përputhje me direktivën Europiane.
Përveç formës së kartonit të ri, leja e qarkullimit do të përfshijë edhe certifikatën e pronësisë së automjetit. Aktualisht në Shqipëri ka dy kartona, një për lejen e qarkullimit dhe një tjetër për certifikatën e pronësisë së mjetit. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi së shpejti.
“Leja e re e qarkullimit do të jetë e barasvlershme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit do të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”, shkruhet në urdhër/Shqiptarja.
-
Ministria kufizon qarkullimin e automjeteve të rënda gjatë verës
-
MPB-ja me informacione për të huajt që hyjnë në Kosovë pas nisjes së zbatimit të ligjit për ta
-
Prej nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe i ligjit për automjetet
-
Ndalet përkohësisht qarkullimi i trotineteve elektrike në Shqipëri
-
Zgjatet në nëntë muaj periudha e kalimit të kufirit pa kontrolle të dokumenteve