Auto

Jimny Black Bison, G-Classi i vogël

SUV-i i vogël japonez, Suzuki Jimny, shpesh tejkalon SUV-ët më të mëdha dhe më të shtrenjta. Dhe tani, kompania që merret me modifikimin e veturave Wald International, është marrë me eksterierin e enterierin e tij.

Jimny është i dashur në të gjithë botën, dhe Wald International e ka bërë atë të duket ngjashëm me G-Classën e Mercedesit, transmeton KOHA. I quajtur Black Bison, ky version vjen me modifikime në eksterier e enterier, si dhe vjen me set të ri të rrotave “Vorsalino” prej 15 dhe 16-inç me goma “Off-Road”.

Jimny Black Bison vjen me vrima të ventilimit në kofano, maskën e përparme të re, si dhe dritat LED të vendosur në mbrojtësin e përparmë. Po ashtu, edhe në çati ka dritat shtesë ndërsa pamjen “agresive” këtij G-Classi të vogël i japin mbrojtësit e mëdhenj anësor. Ndërsa në anën e pasme ka një mbrojtës shtesë të vogël dhe sistemin e shkarkimit të gazrave i cili ngjason me atë te G-Class.

{gallery}

Gjithashtu, edhe enterierin e ka të modifikuar. Timoni është i veshur me lëkurë me qepje ngjyrë të kuqe, tepihët i ka me mbishkrim “Wald International”, si dhe ulëset me lëkurë.

Suzuki Jimny ka motor 5.0-litër me kapacitet prej 101 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 4 shpejtësi ose atë manual me 5 shpejtësi, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4x4.