Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Cadillac XT6 i blinduar, vetura më e sigurt në botë

Kjo veturë e Cadillacut ka shtatë ulëse dhe madhësinë sa një Range Rover. Është modifikuar nga kompania AddArmor për t’u bërë vetura më e sigurt në botë.

Specialistët për siguri dhe mbrojtje AddArmour thonë se XT6 i modifikuar është vetura më e sigurt në botë, edhe pse Nissan Juke ka fituar pesë yje si më e sigurta nga Euro NCAP, që është agjenci për vlerësimin e sigurisë së automjeteve. Mirëpo XT6 ka një paketë sigurie që kushton 28,000 dollarë shtesë, për t’i mbrojtur pronarët nga kriminelët, terroristët, dhe sulmues tjerë, shkruan TopGear.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjëja e parë është blindimi i jashtëm i veturës. Në vend të çelikut të zakonshëm, kompania ka përdorur panele të bëra posaçërisht e që mbrojnë kundër plumbave dhe zjarrit, të bëra nga materiale sintetike për të cilat thuhet se janë 60% më të lehta dhe 10 herë më të fuqishme se çeliku, transmeton KOHA.

Gjithashtu i ka ndërruar xhamat me aso kundër plumbave dhe ka vendosur goma të rrotës të cilat mund të shkojnë deri në 80 km në orë edhe nëse shpohen, dhe këto modifikime nuk i shtojnë veturës aq shumë peshë sa për të vështirësuar lëvizjen e saj.

Cadillac XT6 ka motorin standard 3.6 litërsh V6 me 310 kuaj fuqi. Gjithashtu duket tërësisht standard nga jashtë, nuk bie fare në sy si veturë vërtetë e blinduar mirëpo për brenda është gati për më të keqen.