AC Cobra u kthye në treg si veturë elektrike, por ata që mbeten nostalgjik për kohët e moçme kur kjo veturë i rrekte rrugët, lëshonte zhurmë dhe ishte një bishë elegante , tani mund të gëzohen gjithashtu.
Por, vetura do të prodhohet edhe si opsion me motor V8, dhe do të quhet Superblower MkIV, dhe është rikrijim i Cobrave të prodhuara në fund të viteve të 90-ta e jo të atyre nga të 60-tat, shkruan Top Gear.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetura po riprodhohet më e mirë se kurrë. Ka motor më të madh dhe me shumë fuqi. Pra motori është 6.2 litërsh V8 dhe ka 580 kuaj fuqi, me gjashtë shpejtësi. Pavarësisht motorit të ri, i ka ruajtur karakteristikat klasike, si për shembull xhepat për harta nëpër dyer, në rast se e humbni rrugën, transmeton KOHA.
Vetura kushton pak më pak se 150,000 euro, dhe ky është një çmim i mirë për një veturë kaq klasike, me një motor kaq të mirë, e sidomos për xhepat për harta.
