Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mazda MX-5 RF 2.0 GT Sport Tech - e vogël, por e fuqishme

Ky model i Mazdës ka një motor të mrekullueshëm prej 2.0 dhe katër cilindrave. Ndërruesin e shpejtësive mund ta zgjidhni nëse dëshironi ta keni manual apo automatik. Brendia është nga lëkura ngjyrë vere të kuqe. I ka kamerat dhe sensorët natyrisht dhe dritat kryesore LED. Shpejtësinë prej 0-100 km/h e kap për 6.8 sekonda.

Kjo veturë nuk ka shumë rivale në treg. “Kushëriri” i saj Italian Fiat 124 Spider, mbijetoi në treg shumë shkurt, ndërsa Toyota GT86 dhe Subaru BR-Z janë të ngjashme, por tashmë ato janë të vjetruara si modele, shkruan TopGear të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por nëse dëshironi përvojën klasike në rrugë të shpejta, është veturë shumë e shtrenjtë për të arsyetuar timonin mjaftë të vrazhdë. Është pak jostabile në shpejtësi të madhe, transmeton KOHA.

Mirëpo, nëse i keni 35.000 euro, është veturë perfekte për ta vozitur nëpër fshatra dhe të kënaqeni me rrezet e diellit e ajër të pastër. Është me të vërtetë një bukuri.