Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Në Shqipëri regjistrohen për herë të parë 205 automjete elektrike

Importi i mjeteve të vjetra në Shqipëri ka vijuar trendin rënës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, në Shqipëri janë importuar 5 956 mjete të regjistuara për herë të parë me vit prodhimi mbi ose 2011.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë periudhës janar-qershor është ulur importi i mjeteve të vjetra. Janë 5 965 mjete të regjistruara për herë të parë me vit prodhimi mbi ose 2011/ euro”, bën të ditur DPSHTRR-ja.

Po ashtu, u regjistruan për herë të parë 205 mjete elektrike.

DPSHTRR thekson se ka zeruar tarifat për regjistrimin e mjeteve elektrike green, duke i kursyer qytetarëve në total 7 500 lekë.

“Falë politikave për zerimin e tarifave për regjistirmin e mjeteve elektrike green dhe akteve normative u kemi kursyer qytetarëve 1.5 milion lekë në 6-mujorin e parë të vitit”, shprehet DPSHTRR.