Ky Volkswagen Golf 2 GTI fillimisht ishte vetëm një koncept në skicë, autor i së cilës është Khyzyla Saleem, ndërsa tani thuhet se do të jetë një projekt i cili do të bëhet realitet.
Volkswagen Golf II në vendin tonë përfaqëson më shumë sesa një ikonë të automjeteve, ndërsa versioni GTI ka një vend të veçantë në zemrat e shumë fansave.
Dizajneri Saleema, përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se ky koncept do të bëhet realitet me ndihmën e kompanitë që merren me modifikimin e veturave, JP Performance dhe Prior Design, transmeton Koha.net.
{gallery}
Padyshim që kur të kryhet ky projekt, me siguri do të jetë një nga GTI më “brutal”.
Edhe
VW po e zhvillon "bishën" Golfin GTI plotësisht elektrik
Siç mund të shohim nga fotografitë, ndryshimet më të mëdha ka pësuar struktura si dhe vjen me rrota të mëdha e amortizatorët e rinj, gjë që e bëjnë këtë Golf II GTI më “afër tokës”.
Sa i përket motorit të këtij Golf 2-shit “brutal”, ende nuk janë zbuluar detajet më të hollësishme.