Aston Martini së fundi ka pasur vështirësi të mëdha, por fal një investimi të bërë nga Lawrence Stroll, i cili ka nën pronësi ekipin garues Racing Point F1, kjo kompani synon të rikthehet si markë ekskluzive në treg.
Si pjesë e investimit, miliarderi kanadez ka blerë 16.7 përqind të Aston Martinit, për 224 milionë dollarë, dhe është bërë shefi ekzekutiv i kompanisë, transmeton KOHA.
Në Aston Martini do të instalohet një model i ri biznesi, i cili synon që ta kthej këtë markë në “Ferrari britanik”, ku do të prodhohen vetura sportive në numër të limituar dhe do të shiten me një profit më të lartë.
Aston Martini ka prodhuar 5,800 vetura gjatë gjithë vitit të kaluar ndërsa në 2020-ën planifikon që të prodhojë shumë më pak, për ta bërë këtë kompani më ekskluzive.