Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shefat e kompanive gjermane të veturave diskutojnë me Merkelin për të rinisur prodhimin

Foto: Reuters

Shefat e Volkswagenit, BMW-së dhe Daimlerit, kanë biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar se si t’i kthehen prodhimit, ka raportuar gazeta “Handelsblatt”.

Prodhuesit kanë ndalur prodhimin pasi qeveritë nëpër botë kanë imponuar izolimin për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefi ekzekutiv i Volkswagenit, Herbert Diess, ka thënë javën e shkuar se prodhuesit i duhet të mbyllë vendet e punës nëse pandemia nuk vihet nën kontroll, teksa po shpenzon dy miliardë euro në javë.

Sipas gazetës gjermane, pjesëmarrësit në këtë thirrje kanë shprehur shqetësimet për furnizimin zinxhiror.

Një burim i Volkswagenit ka thënë për “Reutersin” se prodhuesit kanë diskutuar për situatën në këtë industri dhe se si prodhimi mund të nisë sërish pas krizës. Ka pasur pajtim se duhet një ristartim i prodhimit në Evropë.

“Nuk ndihmon nëse një shtet vazhdon tutje dhe më pas gjithçka në Itali ose Spanjë mbetet e njëjtë”, ka thënë ky burim.

Burimi po ashtu ka thënë se ka pasur pajtim që një grup punues, përfshirë qeverinë, industrinë dhe Institutin Robert Koch për virusin, të formohet dhe të nisë zhvillimin e standardeve për mbrojtjen e punëtorëve kur të rinisë prodhimi.