Korporata “Toyota Motor Corp” tha të martën se do të tërheq nga tregu 3.4 milionë vetura në mbarë botën për shkak të një problemi elektronik që mund të rezultojë në moshapjen e airbagëve në rast të aksidenteve.
Tërheqja, që përfshin 2.9 milionë vetura amerikane, prek modelet Corolla 2011-2019, Matrix 2011-2013, Avalon 2012-2018 dhe Avalon Hybrid 2013-2018, raporton Reuters.
Veturat mund të kenë një njësit të kontrollit elektronik që nuk ka mbrojtje adekuate kundër zhurmës elektrike që mund të shkaktohet në aksidente, gjë që mund të çojë në moshapje të airbagëve, transmeton Koha.net.
Dilerët e Toyotas do të instalojnë një filtër zhurme mes modulit për kontrollin e airbagëve dhe kabllove, nëse ka nevojë.
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Toyota tërheq 50 mijë vetura nga frika se airbagët mund të vrasin
-
Toyota tërheq 1.85 milionë automjete për shkak të rrezikut nga zjarri
-
Toyota tërheq 2.700 vetura nga tregu për shkak të problemit me rrota