Pick-up i ri i Shelbyt me 770 kuajfuqi do të prodhohet në version serik Foto: Motor1

Pick-up i ri i Shelbyt me 770 kuajfuqi do të prodhohet në version serik

08 December 2019 17:29

Kompania Shelby American muajin e kaluar në panairin e veturave të modifikuara, SEMA, që është mbajtur në Las Vegas, ndër të tjera ka prezantuar edhe konceptin sportiv të Pick-upit F-150 Super Snake Sport.

Tani, njoftohet se ky model do të prodhohet në version serik, transmeton Koha.net. Po ashtu, Shelby F-150 Super Snake Sport do të prodhohet në seri të kufizuar prej 250 njësi.

Ky Pick-up vjen me motor 5.0-litër V8, amortizatorët e modifikuar, rrotat 22-inçësh, sistemin “Borla” të shkarkimit të gazrave, si dhe eksterier tërheqës i dekoruar me etiketat “Shelby” dhe shiritat për gara.

Gjithashtu, në dispozicion do të jetë edhe versioni më i fuqishëm me kapacitet prej 770 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijë për 3,4 sekonda.

Shelby F-150 Super Snake Sport, po ashtu, në tregun amerikan do të shfaqet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm me çmim shitës prej 86,000 dollarë (rreth 78,000 euro) për versionin bazë dhe 93,000 dollarë (rreth 84,000 euro) për versionin më të fuqishëm.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme