Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lamborghini me një video të shkurtër paralajmëron premierën e Vision Gran Turismos

Prodhuesi i njohur italian i veturave sportive, Lamborghini, ka publikuar një videon me të cilën paralajmëron se së shpejti do ta prezantojë konceptin Vision Gran Turismo.

Videoja e shkurtër nuk zbulon shumë për konceptin e ri, përveç detajeve të pjesës së pasme të super-veturës, siç janë dritat e frenimit LED dhe një shpërndarësi masiv, dhe bazuar në tingullin, mund të supozohet se Vision Gran Turismo është mundësuar nga një motor atmosferik V12, me shumë mundësi “i huazuar” nga Lamborghini Aventador.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më shumë detaje do të dihen në fund të javës, pasi Lamborghini njofton se premierën e këtij koncepti do ta mbajë më 24 nëntor./ksp