Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Audi, mund të jetë në qendër të vëmendjes në panairin e ardhshëm në Los Anxhelos i cili do të mbahet nga 22 nëntori deri më 1 dhjetor.
Prodhuesi me seli në Ingolstadt do të arrijë në Kaliforni me disa modele me performancë të lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç premierës së parë në historinë të RS Q8-shit, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin modelet e reja RS6 dhe RS7.
Lexoni edhe:
Veturat e veçanta që pritet të prezantohen në “L.A. Auto Show” [foto]
Gjithashtu, stenda e Audit në Los Anxhelos do të përfshijë edhe modelet S6, S7 dhe S8.
Por kjo nuk është e tëra, pasi vizitorët do të kenë nderin të ndjekin premierën e edicionit të kufizuar të RS6 Panther Edition, i cili do të jetë në dispozicion në vetëm 100 njësi - 75 në version Sportback dhe 25 në Coupe./ksp