Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, Posaidon, gjatë muajit të kaluar ka përforcuar Mercedes-AMG E63 S 4Matic.
Tani, ajo ka prezantuar edhe një paketë të re për përforcimin e modelit GT të Mercedes-AMG-së, më saktësisht për versionin GT R.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Me këtë rast, Posaidon e ka përforcuar motorin e Mercedes-AMG GT R, 4.0-litër V8 Twin-Turbo, në 880 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, GT R me paketën e kësaj kompanie vjen me sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.
Posaidon, po ashtu, njofton se ky model tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2,9 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 360 km/h.
Gjithashtu, përmendet edhe seti i ri i rrotave 20-inçësh nga fibra të karbonit.