Kompania e njohur gjermane që modifikon vetura, ABT Sportsline, tani ofron një paketë të re për modifikimin e modelit S6 TDI të Audit.
Me këtë rast, ky S6 TDI tani vjen me motor të përforcuar, 3.0-litër V6 TDI me sistemin hibrid 48-voltësh e kapacitet prej 378 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,9 sekonda.
{gallery}
Audi S6 TDI, po ashtu, tani ka edhe rrotat 21-inç nga alumini me ngjyrë të zezë, mbrojtësin e përparmë shtesë të ri (spoiler), maskën e përparme të zezë me logon “ABT”, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me gypat ngjyrë të zezë.
Gjithashtu, ABT Sportsline për të gjitha prodhimet e veta ofron garanci deri në 4 vjet.