Prodhuesi i njohur japonez i veturave, ka prezantuar SUV-in më të ri të tij për tregun e brendshëm.
Toyota Raize është një SUV i bazuar në platformën mekanike me kosto të ulët, DNGA, të përdorur nga ky prodhues për modelin e tij me çmime më të lira, Daihatsu.
Raize, po ashtu, vjen me motor benzinë 1.0-litër me tre cilindra e kapacitet prej 98 kuajfuqi, në kombinim me marshin D-CVT.
Gjithashtu, Toyota Raize, shpenzon karburant mesatarisht 5.4-litra në 100 kilometra në versionin me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme, dhe 5.7-l/100 km në versionin me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
Sa i përket çmimit, Toyota Raize në Japoni kushton rreth 13.900 euro./ksp