Së shpejti promovohet Range Rover Velocity e ri me motor V8 Foto: Motor1

Së shpejti promovohet Range Rover Velocity e ri me motor V8

21 October 2019 10:44

Overfinch, kompania që merret me modifikimin e modeleve të Land Roverit që nga vitet e 70-a, për 31 tetor dhe panairin Fort Lauderdale International Boat Show, paralajmëron promovimin e kreacionit të tyre më të ri - Range Rover Velocity me motor 5.0-litër V8.

Ky Velocity, ndër të tjera, vjen me eksterier me ngjyrë të zezë “Obsidian”, paketën “agresive” për aerodinamikën, disa pjesë nga fibra të karbonit (mbrojtësit, maskën e përparme, pragjet, etj.), set të ri të rrotave 23-inçësh “Cyclone” nga alumini, si dhe kofanon nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Range Rover Velocity vjen edhe me sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani, frenat “Brembo”, si dhe me interier me lëkurë “Ebony” me ngjyrë të zezë.

Ky Range Rover Velocity i Overfinchit, po ashtu, do të jetë në dispozicion në seri të kufizuar prej vetëm 10 njësive me çmim prej 315,000 dollarë (rreth 280,000 euro) për një njësi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme