Ka vazhduar edhe sot gara e dytë në disiplinën auto sllallom, garë kjo e cila ishte mjaft interesante dhe sjelli emocione për të pranishmit dhe për më shumë se njëzet pjesëmarrësit.
Gara u zhvillua në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ku patën mundësi të marrin pjesë të gjithë ata që e kanë pasion automobilizmin dhe që nuk kanë pas rast ta sfidojnë veten, megjithatë, morën pjesë edhe kampionë të disiplinave të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pranishëm në këtë garë ka qenë edhe kryetari i Federatës së Automobilizmit të Kosovës, Ismet Rexhepi.
Ai tha se klubet janë duke punuar pak dhe shpreson që në të ardhmen do të këtë më shumë interesim.
“Gara e sotme është gara e dytë në kuadër të disiplinës sllallom që organizohet në kuadër të kampionatit të Kosovës në këtë disiplinë. Numri i pjesëmarrësve është mbi 20, jemi të gatshëm të menaxhojmë garën edhe me 50-80, mirëpo numri është i tillë, sikur klubet po punojnë pak në rajonet e tyre dhe nuk po e shfrytëzojnë këtë mundësi që të gjithë ata që e kanë pasion automobilizmin dhe që nuk kanë pas rast ta sfidojnë veten, me pa çfarë rezultate munden me arrit, realisht e lëshojnë një rast të mirë, por besoj që në të ardhmen klubet do të punojnë më tepër”, deklaroi Rexhepi.
Një ndër pjesëmarrësit ka qenë edhe Altëron Symeta, i cili është kampion malor dhe njëkohësisht nënkampion në ‘drift’. Ai beson se kushtet janë në nivelin e duhur në krahasim me nivelin e Kosovës dhe gara ka qenë mjaftë atraktive.
“Gara ka qenë shumë e mirë, jemi kënaqur, megjithëse marrë pjesë edhe në shumë disiplina tjera si drift, malore. Kushtet e zhvillimit për nivelin e Kosovës janë të mira. Konkurrenca është e mirë, nuk është e keqe, jemi të kënaqur me rëndësi është që ta bëjmë atraktive”, u shpreh Symeta.
Pjesëmarrës ka qenë edhe kampioni i Kosovës në garat malore, Bardhyl Canolli. Ai tha se kjo garë është më shumë për amatera, por ka pasur edhe profesionistë, mirëpo ka pritur që numri i pjesëmarrësve të jetë më i madh.
“Realisht kjo është një garë sllallom, e disiplinës sllallom, realisht është për amatera jo për profesionistë siç jemi ne, por në fakt ka edhe profesionistë, driftera, kështu që është një garë me ma shumë taktikë, më i tregu aftësitë çdo njeri për shkak se mundet edhe me kerre civile, ata që e ndjejnë vetën se janë profesionistë ose dëshirojnë të bëhen profesionistë munden me tregu vetën këtu”, deklaroi Canolli.
Kujtojmë që nesër është Drag Race IV, e cila do të jetë e fundit për këtë vit.