Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Hyundai prezanton i10 për 2020

Hyundai ka publikuar foto dhe detaje teknike të gjeneratës së re të veturës së saj të vogël të qytetit.

Modeli më i vogël korean në gjeneratën e tij të tretë është rritur me 20 mm në gjerësi, në krahasim me paraardhësit e tij, ndërsa automjeti është më i ulët, gjithashtu për 20 mm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brendësia duket tërheqëse, të paktën kur bëhet fjalë për pakot më të larta të pajisjeve që përfshijnë një ekran 8 inçësh, i cili mbështet sistemin multi-medial të automjetit, duke përfshirë navigacionin dhe mundëson integrimin e lehtë të telefonit të mençur falë veçorive të Apple CarPlay dhe Android Auto.

I10 i ri është gjithashtu i pajisur me një numër sistemesh të asistencës së shoferit, duke përfshirë një sistem të parandalimit të përplasjes frontale, ndihmë për mbajtjen e veturës brenda korsisë së saj dhe paralajmërimin e lodhjes dhe dekoncentrimit të shoferit.

Fillimisht, Hyundai do t'u ofrojë klientëve dy motorë benzine. Motori bazë prej me 3 cilindra 1.0 litra prodhon 67 kuaj fuqi, ndërsa ai me katër cilindra 1.2 litra siguron 83 kuaj fuqi.

Të dy modelet standarde vijnë me një transmision manual me 5 shpejtësi, ndërsa edhe një version automatik me 5 shpejtësi është në dispozicion për tu zgjedhur nga blerësit.

{gallery}