Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes “freskon” GLE Coupe

Coupe i ridizajnuar SUV do të debutojë në 28 gusht, dhe audienca do ta shohë për herë të parë në Panairin e Frankfurtit në shtator.

Mercedes do të publikojë fotografi dhe detaje teknike paraprake të GLE Coupe të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërhyrje më pak stilistike priten në pjesën e jashtme të automjetit, ndërsa pjesa e brendshme do të kopjohet kryesisht nga Mercedes GLE standard, duke përfshirë një panel të madh me instrumente digjitale 12.3-inç dhe ekran të sistemit multi-media me të njëjtat dimensione.

Motorizimi do të përbëhet nga një benzinë me 4 cilindra 2.0 me 258 kuaj fuqi, si dhe 3.0 litra me 6 cilindra që sigurojnë 367 kuaj fuqi.

Sa i përket motorit me naftë, GLE 300d Coupe me 245 kuaj fuqi ka të ngjarë të dalë në ofertë edhe me dy variante tjera - 272 dhe 330 kuaj fuqi.

Më vonë, variantet AMG do të arrijnë gjithashtu me 435 dhe 612 kuaj fuqi.