Auto

Gara e madhe elektrike veçse ka filluar

Gara e madhe elektrike veçse ka filluar

Në skajin jugor të Brukselit, ku qyteti kthehet në periferi, e ardhmja e prodhuesit më të famshëm gjerman të automobilave po merr formë brenda një fabrike të veçantë.

Aty nuk ka tuba për zhurmë, mekanizma motorikë e rezervuarë për karburante. Ajo që “Grupi Volkswagen” ka në këtë fabrikë janë bateritë e renditura njëra pas tjetrës. 36 module baterish me madhësi sa të kutive të këpucëve, secila me një dozë qelizash litium-jon, janë të renditura nëpër pakot e gjata të baterive elektrike dhe shtrihen nën dyshemenë e çdo automobili sportiv të prodhuar.