ABT përforcon dhe e bën të duket më sportiv Kodiaq RS-in e Skodës Foto: Carscoops

ABT përforcon dhe e bën të duket më sportiv Kodiaq RS-in e Skodës

04 August 2019 20:30

Ndoshta për shkak të motorit dizel, Kodiaq RS i Skodës nuk ka tërhequr shumë vëmendjen e kompanive evropiane që modifikojnë vetura sikurse Octavia RS. Në këtë rast, përjashtim ka bërë kompania e njohur gjermane ABT Sportsline e cila ka prirje për modifikimin e modeleve të Volkswagen Group.

Specialistët në ABT kanë vendosur ta përmirësojnë SUV-in serik me 7 ulëse aktualisht më të shpejtë në pistën e famshme të Nurburgringut, transmeton Koha.net. Por mos u mashtroni nga pamja dhe të mendoni se fjala është vetëm për Kodiaq RS me rrotat 20-inç me ngjyrë të zezë dhe etikën “ABT” në derën e bagazhit.

Kjo kompani e famshme gjermane ka përforcuar motorin, 2.0-litër dizel Bi-Turbo, e këtij modeli nga 236 në 267 kuajfuqi. Tani, ky Kodiaq RS shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 6.8 sekonda. Po ashtu, ky motor është në kombinim me marshin automatik me 7 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, ABT Sportsline ka përmirësuar edhe amortizatorët për të siguruar stabilitet më të mirë gjatë kalimit në kthesa dhe po ashtu tani Kodiaq RS duket më sportiv.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme