Auto

McChip-dkr përforcon Aston Martin V8 Vantage në 700 kuajfuqi

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, McChip-dkr Stage, njofton se ka përgatit një paketë për përforcimin e modelit Aston Martin V8 Vantage.

Fjala është për paketën “Stage 3”, e cila ndër të tjera, përfshinë përforcimin e motorit 4.0-litër V8 Bi-Turbo të këtij modeli në 700 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

{gallery}

Tani, ky model shpejtësinë nga 100 deri 200 kilometra në orë mund ta arrijë për 7.1 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 322 km/h.

Gjithashtu, paketa e re për këtë Aston Martin V8 Vantage përfshinë edhe sistemin “Capristo” të shkarkimit të gazrave dhe set të ri të rrotave “Turbine”.

Sa i përket çmimit, paketa “Stage 3” e McChip-dkr-së për këtë V8 Vantage kushton 15.000 euro.