Për shumë dekada prodhuesit kanë eksperimentuar në shumë mënyra për t’i bërë automobilat më të sigurt e të rehatshëm. Disa nga shpikjet mbetën vetëm si koncepte, për mirë apo keq, e disa të tjera u realizuan në forma të çuditshme.
“Autocar” ka përpiluar një listë të disa prej koncepteve më të pazakonta të interierëve të automobilave që janë parë ndonjëherë, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Maserati Boomerang” - 1971

Nëse shikohet nga jashtë, “Maserati Boomerang” i shpalosur më 1971, nuk është i pazakontë. Ajo që e dallon nga të tjerë automobila të asaj kohe është enterieri. Timoni gjigant sillet rreth një grumbulli instrumentesh me shumë drita. Koncepti është funksional, dhe njerëzit madje e vozitën dhe kishte mendime që ishte i përshtatshëm për vozitje.
“Lancia Sibilo” – 1978

Marcello Gandini e bëri konceptin e “Lancia Sibilos” më 1978 teksa mundohej të zëvendësonte modelin “Stratos”. Këtë e nisi duke e marrë platformën e “Stratosit” e duke e zgjeruar. Me zgjerim erdhi edhe një timon i pazakontë shumëfunksional dhe jo vetëm me instrumentet e zakonshme.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)