Auto

Kahn Design sjell Wranglerin në edicion të ri

Kompani e njohur britanike Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company prezantojnë edhe një tjetër Jeep Wrangler të modifikuar.

Fjala është për modelin e quajtur Chelsea Truck Company CJ 300 Jeep Wrangler Sensual Red edition, i cili karakterizohet me ngjyrën e kuqe “Sensual” të eksterierit, çatinë “Targa”, si dhe disa detajeve me ngjyrë të zezë “Piano” (dorezat e dyerve, pasqyrat, etj.), transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ky Wrangler i ri karakterizohet edhe me xhamat e errët, maskën “Chelsea Truck Company”, dritat LED, mbështjellësin “Chelsea Truck Company” të rrotës rezervë, rrotat “Jeep 1941” prej 17-inç me ngjyrë të zezë “Satin” e me goma “Copper Discoverer STT 285x70x17”, si dhe me sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku.

Sa i përket interierit, Kahn Design për këtë Wrangler ka zgjedhur ulëset GTB me lëkurë dhe timonin prej lëkure, detajet nga çeliku dhe alumini, si dhe tepihët e rinj.

Ndërsa sa i përket çmimit, Chelsea Truck Company CJ 300 Jeep Wrangler Sensual Red edition kushton 30.999 funte.