Auto

Project Kahn prezanton Velarin e ri

Kompania e njohur britanike, Project Kahn, prezanton edhe një tjetër Range Rover Velar të modifikuar i cili në këtë rast mban emrin Velar P300 Pace Car.

Range Rover Velar P300 Pace Car vjen me eksterier me ngjyrë të zezë “Satin”, mbrojtësit anësor të zgjeruar dhe mbrojtësit tjerë të rinj, si dhe maskën e përparme të re, transmeton Koha.net.

{gallery}

Velar P300 Pace Car, po ashtu, vjen set të ri të rrotave 23-inç “RS Pace Car” nga alumini me ngjyrë të bronztë të mbyllur (“Dark Bronze”), si dhe amortizatorët sportiv.

Sa i përket interierit, ky Velar i modifikuar vjen ulëset dy-ngjyrëshe me lëkurë “Herringbone”, disa detaje nga çeliku si dhe me pedalet nga alumini.


Lexoni edhe: 

B&B përforcon Velarin në 625 kuajfuqi [foto]


Gjithashtu, Project Kahn ka në dispozicion edhe paketën për dekorimin e interierit sipas dëshirës së klientit.

Ndërsa sa i përket çmimit, Project Kahn Range Rover Velar P300 Pace Car ka çmimin fillestar prej 63.999 funte.