TT Quantum do të jetë Audia e parë që do të shitet vetëm online

TT Quantum do të jetë Audia e parë që do të shitet vetëm online

28 May 2019 10:58

Audi është duke shikuar që veturat e reja në të ardhmen ti shes vetëm online, ndërsa tani ka lansuar një version të edicionit special të modelit TT Coupe i cili do të shitet ekskluzivisht vetëm online.

Audi TT Quantum Gray Edition do të mund të porositet vetëm online nga 5 qershori në Gjermani, ndërsa do të prodhohen vetëm 99 ekzemplarë e do të kushtoj 62 mijë euro, transmeton koha.net.

Konsumatorët në Gjermani që dëshirojnë ta blejnë atë, e tëra që duhet të bëjnë është të hyn në ueb faqen www.audi.de dhe të zgjedhin mënyrën e pagesës, me kredi apo ta paguajnë të gjithë shumën menjëherë.

Blerësit nga Gjermania do të mund të zgjedhin se ku dëshirojnë që TT Quantum Gray Edition tu dorëzohet në mbarë vendin.

Audi TT Quantum Gray Edition përveç që ka një ngjyrë unike, ka edhe motorin special, 2.0 litërsh që prodhon 242 kuajfuqi, të gjitha rrotat aktive e 7 marshe automatike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme