Gjiganti automobilistik gjerman, Volkswagen, ka shitur më shumë se 2.6 milionë automjete në tremujorin e parë të 2019-ës, një rënie prej 2.8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
“Tremujori i parë ishte sfidues siç pritej”, tha Christian Dalheim, drejtor i shitjeve.
Volkswagen shiti 998.900 automjete për klientët anembanë botës në muajin mars, ose 4.3 për qind më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kur prodhuesi gjerman shiti 1.043.400 automjete, raporton “Famagusta Gazete”.
Në përgjithësi, një rënie prej 9.9 për qind në rajonin e Azisë dhe Paqësorit dhe 10.2 për qind në Amerikën e Jugut nuk mund të kompensonin shitjet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ku ato shënuan rritje 0.6 për qind dhe 3.6 për qind.
“Megjithatë, Volkswagen është disi më optimist për gjysmën e dytë të vitit”, përfundoi Dalheim./KosovaPress
-
Shitjet e Volkswagenit pësojnë rënie për 23 për qind në tremujorin e parë
-
Shitjet e VW pësojnë rënie të mëtejshme
-
Volkswageni gjatë 2019-ës ka shitur afër 11 milionë automjete
-
Volkswageni shënon rritje në shitje, tashmë ka shitur mbi 7.3 milionë vetura
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit